Alternativa – dega e Tetovës ngrijnë aktivitetet partiake: kuvendarët rreshtohen pas Dritan Bexhetit
Pas mbledhjes së jashtëzakoshme të mbajtur nga Alternativa – dega Tetovë, me shumicë votash kuvendarët e degës përkatëse kërkuan anulimin e vendimit të partisë – që ditë më parë kishin marrë vendim të menjëhershëm për përjashtimin e dy funksionarëve nga Tetova, kryetarin e degës Dritan Bexhetin dhe ish-drejtorin e Hekurudha Transport, Majan Vejseli.
Sonte, gjatë mbledhjes së mbajtur nga kuvendarët e degës së Tetovës, u shprehën që kryetar dege në Tetovë do të vazhdon të mbetet Dritan Bexheti, ndërsa për anulimet me diktate nga tastatura dhe teket e tyre, tetovarët njëzëri kërkuan anulim të vendimeve diktatoriale, thanë nga AAA – Tetovë.
Me këtë rast, dega e Tetovës të rreshtuar pas Dritan Bexhetit, njëzëri morën vendim që t’i ngrijnë të gjitha aktivitetet partiake për një kohë të pacaktuar.
Po ashtu në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe deputeti Hysni Ismaili që i ka dhënë mbështetje kësaj përbërje të degës në Tetovë.