Zyrtare: “Shvercerat” nuk do të lejohen për në ndeshjen e kthimit Levski – Shkupi

Zyrtare: “Shvercerat” nuk do të lejohen për në ndeshjen e kthimit Levski – Shkupi

FC Shkupi nuk do të mund ta ketë përkrahjen e tifozëve “Shvercerat” në ndeshjen e kthimit ndaj Levskit të Bullgarisë të vlefshme për xhiron e dytë të eliminatoreve për Ligën e Konferencës.

Vendimi është marrë zyrtarisht edhe nga UEFA, ndërsa me njoftim ka dalur edhe vet klubi i Shkupit, ku e sqarojnë të njejtën.

NJOFTIMI I PLOTË I SHKUPIT: 

Sot gjatë ditës është mbajtur një takim mes zyrtarëve të klubit tonë, përfaqësuesve të UEFA-s dhe pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku edhe një herë është konfirmuar se nuk do të ketë dhe nuk do të lejohet udhëtim i tifozëve tanë për në Sofje të Bullgarisë për ndeshjen e kthimit që luhet kundër ekipit të PFC Levskit.

Në këtë takim mes tjerash është thënë se nuk do të lejohet asnjë tifozë i vendit tonë edhe nëse do të ketë biletë për ndeshjen e dytë të raundit të dytë të Ligës së Konferencës, kundër PFC Levskit.

Në hyrje do të kërkohet dokument identifikimi, ndërsa nuk do të ketë asnjë sektor të ndarë për tifozët mysafir.

Ky lajm i është kumtuar edhe kryesisë së tifo grupit “Shvercerat”, të cilët tani më janë në dijeni se udhëtimi nuk do të jetë i mundur. Andaj edhe një herë si klub apelojmë që të mos udhëtohet në asnjë mënyrë drejt Sofjes.

MARKETING