Kovaçevski: Vetoja nuk na vjen më nga jashtë por nga partitë me “maskë proevropiane”
Kryeministri Dimitar Kovaçvski tha se për herë të parë vetoja për Maqedoninë e Veriut nuk vjen nga jashtë, por mund të vijë nga brenda, nga partitë politike që në mënyrë deklarative thonë se janë pro integrimit, por historikisht kanë dëshmuar se janë kundër
DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR
“Kjo i hedh poshtë gënjeshtrat se populli maqedonas do të bullgarizohet, përveç disa botëve rusë të paguar dhe politikanëve e analistëve të paguar, të cilët duhet ta thonë këtë për hir të mjeteve financiare, por nuk ka asnjë të vërtetë në këtë”.
Sipas Kovaçevskit, kësaj radhe nuk duhet të kemi frikë nga vetoja nga jashtë, sepse vetoja mund të vijë nga brenda vendit tonë”.
DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR
“Nëse deri më tani vetoja për Maqedoninë e Veriut për integrimet euroatlantike vinte nga jashtë, sot për herë të parë vetoja mund të vijë nga brenda nga partitë politike që në mënyrë deklarative thonë se janë pro integrimit dhe historikisht kanë dëshmuar se janë kundër”
/SHENJA/