Arjanit Hoxha do të krijojë parti të re: Nuk bashkëpunojmë me Izet Mexhitin, të cilin e kemi “bombarduar” me kritika
Sekretari Organizativ i Lëvizjes Besa Arianit Hoxha ka zyrtarizuar sot largimin nga partia e drejtuar nga Bilall Kasami. Hoxha ka paralajmëruar se bashkë me bashkpmendimtarët e tij do të formojnë një parti të re, e cila do të të angazhohet fuqishëm për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Hoxha e ka arsetuar largimin nga Lëvizja Besa, duke theksuar se nuk është etike që të bashkëpunohet me Izet Mexhitin, një për eksonentëve të BDI-së që është kritikuar më së shumti nga Lëvizja Besa. /SHENJA/