(DOKUMENT) Edhe Bastri Bajrami e braktis Lëvizjen BESA
Deputeti i deritanishëm i Lëvizjes BESA, Bastri Bajrami nga sot ka zgjedhur që të veproj si i pavarur në Kuvend.
Kështu përmes një njoftimi ai thotë që nga sot do të funksionojë si deputet i pavarur.
“Unë, deputeti i nënshkruar Bastri Bajrami, ju njoftoj se nga sot do të veproj si deputet i pavarur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. – thuhet në deklaratën dërguar Talat Xhaferit.
Më herët edhe zv/kryetari i Besës, Arianit Hoxha, bëri të ditur se distancohet nga politikat e të ashtuquajturit “blloku opozitar”.
Ndërkohë, edhe deputeti tjetër Kastriot Rexhepi, është larguar nga Lëvizja BESA dhe tani funksionon si i pavarur në Kuvend.