(VIDEO) Për 20 ditë, 37 zjarre në rajonin e Kumanovës

(VIDEO) Për 20 ditë, 37 zjarre në rajonin e Kumanovës

Me rritjen e temperaturave ekstreme të larta, rritet edhe rreziku i shpërthimeve të zjarrëve në Maaqedoninë e Veriut. Përderisa vendin e ka kapluar i nxehti afrikanë dhe po e njejta vazhdonë të jetë në nivelin portokalli, vetëm në qytetin e Kumanovës, për 20 ditë kanë shpërthyer 37 zjarre. Zëvendëskomandanti i Njësisë Territoriale të  zjarrëfikësve të Kumanovës, Boris Stankovski,  informoi  se nga fillimi i këtij muaji e deri më sot, ata kanë intervenuar në 37 zjarre, prej të cilave 22 kanë ndodhur në ambient të hapur.

BORIS STANKOVSKI,ZV KOMANDANTË I NJËSISË TERRITORIALE E ZJARRËFIKËSVE KUMANOVË

“Nga fillimi i muajit ka pasur 37 intervenime, në disa shtëpi të djegura, në arkivin e gjykatës së Kumanovës, një banesë, ndërsa pjesa tjetër janë intervenime në ambient të hapur”.

Vetëm dje në rajonin e Kumanovës dhe Likovës është djegur një sipërfaqe e madhe me kashtë, bar të thatë dhe drithëra, si dhe është  prekur edhe konstruksioni i çatisë së një vikend-shtëpie në afërsi të Romanovcit.

NJËSIA TERRITORIALE E ZJARRËFIKËSVE

“Tre ekipe të zjarrfikësve me tre automjete dhe njëmbëdhjetë zjarrfikës kanë intervenuar në rrugën ndërmjet fshatrave të Kumanovës Aginë, Bërzak, Romanovcë dhe Deljadrovcë të Shkupit. Ekipet tjera, dy automjete dhe pesë zjarrfikës kanë shuar zjarrin në atarin ndërmjet Llojanit në Likovë dhe Tabanocit në Kumanovë. Zjarrfikësit kanë shuar zjarret për disa orë”.

Paraprakisht edhe Policia e Kumanovës dhe njësia rajonale e Ndërmarrjes Publike “Pyjet Nacionale” kanë filluar me përforcimin e aktiviteteve parandaluese dhe shpërndarjen e fletëpalosjeve tek qytetarët për ngritjen e vetëdijes për rrezikun nga shkaktimi i zjarreve. Nga Institucionet u bëjnë apel qytetarëve që të kenë kujdes sidomos në periudhën e ardhshme, që të mos ndezin zjarr në mjedise të hapura, kashtë, kullota dhe bimësi të thatë dhe  të mos hedhin   cigare.

Ndërkaq, nga Qendra për Menaxhim me Kriza , njoftojnë se gjatë ditës së sotme, varrezat dhe një barë i thatë në qytetin e Shtipit janë përfshi nga flaka, ndërsa siç njoftojnë ata, zjarrëfikësit kanë reagur mënjëherë.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING