(VIDEO) Anëtarë të Kuvendit të Alternativës kërkojnë dorëheqjen e Ibrahimit dhe Salit

(VIDEO) Anëtarë të Kuvendit të Alternativës kërkojnë dorëheqjen e Ibrahimit dhe Salit

Anëtarë të Kuvendit Qendror të partisë Alternativës kërkojnë shkarkimin e sekretarit të përgjithshëm të kësaj partie, Zeqirja Ibrahimit dhe nënkryetarit, Bekim Sali. Kryetari i degës së Tetovës nga partia  Alternativa, Dritan Bexheti , tha se ka një vit e gjysmë që nuk kanë të ndalur turbulencat e partisë, ndërsa siç tha ai, kryesia nuk ka reflektuar.

MARKETING

Sipas Bexhetit, e gjithë kjo ka nisur me anashkalimin e strukturave, politikave të gabuara, qëndrimet joparimore, koncentrimin e fuqisë tek disa individë, sjellja e vendimeve nga një grusht njerëzish, etj.

DRITAN BEXHETI, KRYETAR I DEGËS SË TETOVËS TË ALTERNATIVËS

“Përjashtimi i degës së Studeniçanit dhe Labunishtit, shpërfillja e anëtarëve të kryesisë dhe kuvendit qendror, menaxhimi i dobët i partisë, sondazhet që na shfaqin si partinë më të dobët janë disa nga arsyet që na shtynë që të reagojmë ndaj sekretarit të përgjithshëm. Imponimi i emërimeve nëpër struktura, politikëbërja sipas disponimit ditor, inati politik ndaj gjithë atyre që mendojnë ndryshe, për fat të keq Sekretarin e Përgjithshëm nuk e bëjnë të denjë për detyrën që ushtron”.

Sa i takon bashkëpunimit parazgjedhor me partitë tjera shqiptare, këta anëtarë të Kuvendit Qendror  vlersojnë  se udheqësia e partisë ka përshpejtuar për  bashkëpunimin me Lëvizjen Besa, për shkak siç thojnë ata,  asnjë hap i mëtejshem me Lëvizjen Besa nuk është  realizuar.

DRITAN BEXHETI, KRYETAR I DEGËS SË TETOVËS TË ALTERNATIVËS

“Qëkur e mori detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm bashkë me nënkryetarët e partisë, duke qenë në ekzekutiv dështuan në çdo premtim parazgjedhor, shkelën çdo parim që e promovuan dhe kësisoj duke revoltuar anëtarët dita ditës vetëm po tkurremi si subjekt, gjë që edhe anketat e fundit po e dëshmojnë. Sakrifikimi i gjithë subjektit për të shpëtuar karrierën politike të nënkryetarit Bekim Sali, përskaj dështimeve evidente dhe koordinimit me eksponentë jashtë partisë sonë, gjithashtu vetëm se e shton indinjatën tonë ndaj të dyve”.

Ata madje i bëjnë  thirrje kryetarit të partisë, Afrim Gashi, që t’i shkarkojë nga posti i nënkryetarit të partisë Bekim Salin dhe Zeqirja Ibrahimin nga posti i sekretarit të përgjithshëm dhe të njëjtit informojnë se listën me anëtarët e kuvendit të nënshkruar do ia dorëzojnë Afrim Gashit.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

MARKETING