(VIDEO) Alternativa: Kërkesat ndaj partisë e kanë adresë partinë
Gjitha kërkesat ndaj partisë e kanë adresë partinë. Kështu iu është përgjigjur Alternativa, kërkesës së disa nga anëtarëve e Kuvendit Qendror të cilët kërkuan dorëheqje e sekretarit të përgjithshëm dhe nënkryetarit të partisë. Nga partia thonë se një mbledhje e Kuvendit Qendror mund të thirrjet nëse atë e kërkon 1/3 e anëtarëve të Kuvendit Qendror, që numëron 113 anëtarë.
Alternativa
“Sidoqoftë, edhe pse në parti nuk është dorëzuar asnjë kërkesë për mbledhje ose kërkesë tjetër, kryetari Afrim Gashi ka ftuar mbledhje të Kryesisë Qendrore për 26 korrik 2023, që aty të diskutohet kjo temë dhe të vendoset a duhet të thirret edhe Kuvendi Qendror”
Ata thonë se partia mbetet e hapur të diskutojë për secilën temë në organet e saj qendrore, Kuvend dhe Kryesi. Sipas tyre edhe tema e llogaridhënies është e pranueshme.
Alternativa
“Zaten ajo është bërë rregullisht nga drejtuesit e partisë, por ka ardhur koha që atë ta bëjmë edhe për kryetarët e degës dhe, veçmas, për ish funksionarët, disa nga të cilët – siç është edhe ish drejtori i Fondit Pensional – lënë shumë për të dëshiruar”
Nga Alternativa shtojnë se në kuptimin politik, konferenca është e lidhur drejtpërdrejtë me mundësinë e bashkëpunimit mes Afrim Gashit, Bilall Kasamit dhe Izet Mexhitit.
Alternativa
“Fakti se opozita po bashkohet dhe se kjo e rrezikon BDI-në në zgjedhjet e ardhshme, e detyron partinë SORAVIA që të marrë masa, duke i përdorur të gjithë mjetet e veglat për ta sabotuar këtë ngjeshje opozitare. Një lojë e vjetër kjo e kësaj partie me matricë enveriste”
Sidoqoftë, thonë nga Alternativa, në zgjedhjet e ardhshme “partia Soravia” me gjithë eksponentët e saj Non grata do të shkojnë në historinë e turpit, ngase sipas tyre, ky popull nuk e meriton një qeverisje kaq të korruptuar, grykëse e të pangopur.
Enis Murtezi /SHENJA/