Voundrousova mund Jabeurin dhe fiton Wimbledonin

Tenistja çeke, Marketa Vondruzova është fituese e grend slemit të Vimbëlldonit. Numri 46 në botë për femra mundi 2:0 në sete në finale tunizianen Ons Jabeur, me këtë të fundit e cila luftoi fort, mirëpo pa mundur të përmbysë shifrat.
Ndryshe ky është grend slemi i parë për Vondruzovën, ndërkaq në anën tjetër Jabeur ende mbetet në kërkim të së parit, pasi i ka humbur tre finale grend slemësh deri tani.