Gjenerali amerikan: Prigozhin ose ka vdekur ose është në burg

Gjenerali amerikan: Prigozhin ose ka vdekur ose është në burg

Vlerësimet për të ardhmen e Yevgeny Prigozhin janë të errëta. Gjurmët e tij kanë humbur që nga rebelimi i Wagnerit kundër presidentit rus Vladimir Putin, i cili përfundoi pas ndërhyrjes së Bjellorusisë.

“Unë personalisht nuk besoj se ai është gjallë, dhe nëse është, ai do të jetë në ndonjë burg,” tha gjenerali amerikan në pension Robert Abrams për ABC News kur u pyet për fatin e shefit të Wagner, pas njoftimit të Kremlinit se ai u takua me Putin. Takimi, sipas Kremlinit, thuhet se u zhvillua më 29 qershor, pesë ditë pasi Wagner i dha fund kryengritjes. Megjithatë, fakti që Prigozhin nuk është shfaqur publikisht ngre dyshime te gjenerali amerikan nëse një takim i tillë ka ndodhur realisht.

“Do të befasohesha nëse shohim pamjet e takimit të Putinit me Prigozhin,” shtoi ai.

Pas kryengritjes së Wagnerit, i cili u tërhoq shumë afër Moskës, u njoftua se Yevgeny Prigozhin ishte në Bjellorusi dhe nuk do të ndiqej penalisht, me ndërhyrjen e Aleksandër Lukashenkos. Megjithatë, disa ditë më vonë, Lukashenko tha se themeluesi i Wagner është në Rusi.

MARKETING