Gjashtë persona humbin jetën pas rrëzimit të një helikopteri në Nepal
Gjashtë persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri në afërsi të malit Everest në Nepal.
Në mesin e të vdekurve janë pesë turistë meksikanë dhe një pilot nepalez.
Viktimat ishin në bordin e helikopterit që të martën u rrëzua në zonën Lamajura.
Autoriteti i Aviacionit Civil të Nepalit lëshoi një deklaratë, ku njoftoi se në mesin e turistëve meksikanë ishin dy burra dhe tri gra.
Mjekët pritet të kryejnë autopsinë e trupave, përpara se kufomat t’u dorëzohen të afërmve.
Helikopteri, të martën në mëngjes po kthehej në Katmandu, pasi kishte dërguar turistët në një udhëtim në majën më të lartë të botës.