(VIDEO) Guri gjigant shtyp veturën në Indi, vdesin dy persona

(VIDEO) Guri gjigant shtyp veturën në Indi, vdesin dy persona

Dy persona kanë vdekur dhe tre janë lënduar kur një gur gjigant u rrokullis dhe fshiu tri vetura që ishin në rrugë në Indi.

Ngjarja u kap nga kamerat e një veture që ishte para tyre.

Rruga përmes autostradës Kohima-Dimapur në Indi njihet se shpesh ndodhin rrëshqitje dheu, megjithatë rënia e një guri aq të madh ishte e pazakontë.

Në pamje shihet se nga njëra veturë e cila u shtyp nga guri dhe ishte e shkatërruar, menaxhojnë të dalin vetë tre persona.

 

MARKETING