Parlamenti Evropian më 11 korrik përkujton përvjetorin e gjenocidit në Srebrenicë

Parlamenti Evropian më 11 korrik përkujton përvjetorin e gjenocidit në Srebrenicë

Përfaqësuesi slloven në Parlamentin Evropian (PE), Klemen Groshelj njoftoi se PE do të shënojë 28 vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, raporton Anadolu.

Groshelj në llogarinë e tij në Twitter njoftoi se PE-ja do të përfshijë në rendin e ditës përkujtimin e përvjetorit të gjenocidit në Srebrenicë më 11 korrik.

“28-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë. Është për t’u lavdëruar të shohësh se Parlamenti Evropian ka përfshirë një diskutim mbi përkujtimin e kësaj ngjarjeje tragjike në axhendën e tij”, tha Groshelj.

Në kuadër të diskutimit është planifikuar një deklaratë e presidentes së PE-së, Roberta Metsola si dhe një fjalim i përfaqësuesve të grupeve politike në këtë institucion të Bashkimit Evropian (BE).

Këtë vit, mbetjet mortore të 30 viktimave të gjenocidit të kryer në korrik 1995 kundër banorëve të “zonës së mbrojtur të OKB-së” në Srebrenicë do të varrosen në varrezat e Qendrës Përkujtimore në Potoçari.

MARKETING