“OceanGate” pezullon ekspeditat pas tragjedisë

“OceanGate” pezullon ekspeditat pas tragjedisë

“OceanGate” pezullon të gjitha operacionet kërkimore dhe tregtare në det pas tragjedisë së ndodhur një muaj më parë.

Kompania me bazë në SHBA, në web faqen e saj nuk dha detaje rreth pezullimit, por kishte planifikuar dy ekspedita në rrënojat e Titanikut, në Atlantikun e Veriut, për Qershor të vitit 2024.
Autoritetet amerikane dhe kanadeze ende vijojnë hetimin në lidhje me shkakun e shpërthimit. Pikëpyetjetet ende vijojnë rreth sigurisë që ofronte kompania për të cilën shumë ekspertë e kishin ngritur si problem që në vitin 2018. Rojet bregdetare të SHBA-së javën e kaluar gjetën mbetje të supozuara njerëzore dhe mbeturina nga nëndetësja, e njohur si Titan, pas kërkimit në fundin e oqeanit.

Ekzaminimi i mbetjeve pritet të hedhë më shumë dritë mbi shkakun e shpërthimit. Titan, i operuar nga kompania “OceanGate Expeditions”, humbi kontaktin me anijen e saj mbështetëse sipërfaqësore në 18 Qershor rreth një orë e 45 minuta në atë që duhej të ishte një ekspeditë dy-orëshe. Shpërthimi i nëndetëses sipas ekspertëve ka ndodhur që në momentin kur ajo u zhduk pasi humbi gjurmimi.

Brenda nëndetëses ishin eksploruesi britanik, Hamish Harding, eksperti francez i nëndetëseve, Paul-Henri Nargeolet, biznesmeni pakistanezo-britanik, Shahzada Dawood dhe djali i tij, Suleman, dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë “OceanGate” që ofron ekspeditën me nëndetësen Titan, Stockton Rush.

MARKETING