(VIDEO) Kovaçevski dhe Rama lavdërojnë Ballkanin e Hapur, por i rikthehen procesit të Berlinit

(VIDEO) Kovaçevski dhe Rama lavdërojnë Ballkanin e Hapur, por i rikthehen procesit të Berlinit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte për vizitë pune në Shkup ku u prit nga homologu i tij, Dimitar Kovaçevski. Ndalesa në Maqedoninë e Veriut është e para për kryeministrin shqiptar në kuadër të vizitave në vendet e Ballkanit Perëndimor. Rama deklaroi se turi i tij ballkanik dhe vizita në Shkup, lidhet me diskutimet që duhet të bëhen në kuadër të mbajtjes të Samitit të Procesit të Berlinit në Shqipëri në tetor.

Rama ka theksuar se Ballkani i Hapur e ka përfunduar misionin e tij, por mohon të ketë ‘lajmërim vdekje’ për këtë nismë.  Sipas tij  Ballkani I hapur u krijua për shkak se u bllokua Procesi i Berlinit por duke qenë se tani është i hapur, të gjithë duhet të ‘zhyten’ aty për të kapërcyer në një fazë të re.

Edi Rama, kryeministër ishqipërisë

“Jemi në një moment të një kapërcimi në një fazë tjetër të BE dhe për këtë Procesi i Berlinit është kyç, urë, këmbët e së cilës duhen forcuar. Qe të fokusohemi te kjo urë po u shqetësuar për erërat e korrentet, them se duhet të fokusoheni te Procesi i Berlinit. Nëse doni të nxjerr lajmërim vdekje, nuk e kam dhe s’kam për ta nxjerrë. Nëse doni të dini si duhet të vazhdojmë, sapo jua thashë. Jeta është e bukur sepse secili mund të këndojë këngën e vet”.

Rama tha se rajonit nuk i erdhi asnjë e keqe nga Ballkani I Hapur.  Sipas tij kjo nismë  i dha një shtytje Procesit të Berlinit dhe rriti tregtinë mes dy vendeve.

Ndërkaq, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski tha se meritojnë lëvdata për nismën Ballkani i Hapur. Sipas tij midis tre shteteve që u përfshinë pati rezultate konkrete në një kohë të shkurtër. Ndërkohë, sa i takon Procesit të Berlinit, Kovaçevski tha se ka shumë rëndësi sepse do të ndihmojë në rritjen e potencialit ekonomik të rajonit.

Dimitar Kovaçevski

“Procesi i Berlinit është i rëndësishëm për rajonin jo vetëm për shkak të marrëveshjeve, por edhe për shkak të nismave që duhet të ndërmerren dhe kanë të bëjnë me energjitikën, ekonominë, digjitalizimin, infrastrukturën, mundësitë për investime si dhe mobilitet shtesë të qytetarëve dhe bizneseve. Krahas mesazheve politike që vijnë nga ky proces ne si rajon na nevojiten përfitime të shpejta dhe konkrete të cilat do të reduktojnë hendekun mes vendeve kandidate për anëtarësimin në BE dhe vendeve anëtare të BE-së”.

Të dy kryeministrat vlerësuan se  Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë linjëzuar 100% politikën e jashtme me atë të BE-së, dhe kjo sipas tyre është një arsye më shumë për të marrë trajtimin e duhur financiar nga Bashkimi Europian.

/SHENJA/

MARKETING