(VIDEO) Qeveria e tërhoqi nga Kuvendi projektligjin për tatimin e solidaritetit

(VIDEO) Qeveria e tërhoqi nga Kuvendi projektligjin për tatimin e solidaritetit

Qeveria e tërhoqi nga procedura parlamentare projektligjin për tatimin e solidaritetit, njoftuan sot kryetari i Odës Ekonomike Branko Azeski, nënkryetari Zoran Jovanovski dhe drejtori ekzekutiv Antoni Peshev. Me këtë zgjidhje ligjore, kompanitë e mëdha që fituan pasuri shtesë gjatë krizës duhet të paguanin tatim shtesë në krahasim me vitet e kaluara. Siç njoftoi Oda, Qeveria ka respektuar kërkesën e sektorit të biznesit dhe e ka tërhequr projektligjin nga procedura ligjore.

Kryetari i odës ekonomike Branko Azeski tha se qeveria  e dëgjoi, e tërhoqi projektligjin për taksën e solidaritetit, por ne kërkojmë jo vetëm të tërhiqet, por edhe të ndërpritet tërësisht përpunimi i tij i mëtejshëm.

BRANKO AZESKI, KRYETARI I ODËS EKONOMIKE

“Ne presim që nëse e tërheqin ligjin dhe duan ta riaktivizojnë, të flasin fillimisht me biznesin. Praktika e miratimit të ligjeve në një rrugë të shpejtë duhet të ndalet. Ne kemi 250 investitorë të huaj dhe 15 000 anëtarë që kërkojnë një sistem dhe parashikueshmëri. Për biznesin është vendimtare. Askush nuk është kundër pagesës së taksave, por rregullat nuk mund të ndryshohen brenda natës. Ajo që është dakorduar duhet të zbatohet”

Drejtori Antoni Peshev gjithashtu tha se oda ekonomike është fuqishëm kundër përdorimit të paarsyeshëm të flamurit evropian për miratimin e ligjeve.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING