(VIDEO) Në spitalin “8 shtatori” hapet qendra për osteoporozë

(VIDEO) Në spitalin “8 shtatori” hapet qendra për osteoporozë

Në spitalin e përgjithshëm të “8 Shtatorit”, sot u bë hapja e qendrës për Osteoporozë dhe promovimi i aparatit të ri për densimetri, me mbështetjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, TIKA.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, tha se kjo ngjarje paraqet një hap përpara në përkushtimin e tyre, për të ofruar kujdes shëndetësor gjithëpërfshirës për të gjithë qytetarët.

FATMIR MEXHITI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Dua të shpreh mirënjohjen time për këtë donacion të rëndësishëm nga Agjencia Turke, TIKA, për Bashkëpunim dhe Koordinim nga Republika e Turqisë.Me futjen e këtij osteodensitometri do të përmirësohen kushtet për diagnostikimin dhe menaxhimin e osteoporozës. Një nga sfidat më të mëdha me të cilat ballafaqohemi në shëndetësi është ofrimi i shërbimeve në kohë për pacientët tanë. Osteodensitometri do të na mundësojë të përballemi drejtpërdrejt me këtë sfidë”

Kryetari i sektorit për Ballkanin dhe Evropën Lindore në TIKA, Muhamed Unal, deklaroi se TIKA, funksion në Maqedoninë e Veriut që nga viti 2005 dhe sipas tij, ka realizuar rreth 1200 projekte në këto sfera.

MUHAMED UNAL, KRYETAR U SEKTORIT PËR BALLKANIM DHE EVROPËN LINDORE NË TIKA

“Me përdorimin e kësaj pajisjeje , e cila është e rëndësishme për zbulumin dhe egzaminimin e osteoporozës, synohet të kontribuohet në ofrimin e shërbimeve shëndetësore më efektive dhe cilësore për pacientët. Shpresojmë se ky donacion do të kontribuojë për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore të Maqedonisë së Veriut”.

Ndërkaq, Drejtori i Spitalit të 8 Shtatorit,  Kristijan Kosto, tha se kjo është hera parë në këtë spital për 50 vjet që është hapur një qendër e tillë.

KRISTIJAN KOSTO,DREJTOR I SPITALIT TË PËRGJITHËM 8 SHTATORI

“Aparati është donacion nga Agjencia TIKA, nga Turqia, dhe ne shprehim një falënderim të madh për ta, që e kanë dhuruar këtë aparat dhe fal atij aparati, ne sot e hapim këtë ambulantë për osteoporozë dhe për kontrollim për të gjithë ata që kanë probleme të tillë dhe kanë dëshirë të bëjnë atë procedurë të diagnozës”.

Përndryshe, drejtori Kosto, informoi se kjo ambulantë do të punojë sipas rregullorës, “Termini Im”, ku pacientën do të mund të caktojnë termine nga mjeku amë.

Samir Mustafa /SHENJA/

Në spitalin “8 shtatori” hapet qendra për osteoporozë

MARKETING