(VIDEO) Mickoski: Ali Ahmeti do ta përfundojë karrierën si kriminel
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hrisian Mickoski, thotë se kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, do ta përfundoj karrierën e tij si kriminel i thjesht. Sipas Mickoskit, Ahmeti në krim e ka futur edhe familjen, ndërsa e përmendi rastin e blerjes së “Soravijës” nga ana e Drin Ahmeti, i cili është nipi i liderit të BDI-së.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE
“Ai njeri, i cili vetveten e përfaqësonte si luftëtar për të drejtat e njeriut para 20 viteve, po duket se i udhëhequr nga disa rreth tij, do të përfundojë si një njeri thellë i zhytur në krim, por për fat të keq, në krim po e zhyt edhe familjen e tij. Kjo nuk është mirë. Do ta kisha këshilluar, ata pak këshilltar që i ka rreth tij, të cilët e këshillojnë të dërgojë porosi të tilla në opinion, t’ua ndërrojë pozitat ose të ndalojë në këtë mënyrë ta përfshijë familjen”.
Mickoski gjithashtu thotë qëllimi i udheqësve të BDI-së, është që të pasurohen dhe të bëhen miliarderë, me para të popullit.
Në akuzat e tij për pozitën, Mickoski nuk e ka kursyer as kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Ai e fton të njejtin që mos të sillet si analist, pasi siç thotë kreu i opozitës, Kovaçevski deklaron se nuk e ka ditur për rastin e Ramiz Merkos, ndërsa ai akuzon të parin e qeverisë se edhe ai gëzon privilegje dhe shfrytëzon para të qytetarëve.
Samir Mustafa /SHENJA/