(VIDEO) LSDM: Mickoski është i rrethuar me kriminelë dhe udhëheq parti kriminale

(VIDEO) LSDM: Mickoski është i rrethuar me kriminelë dhe udhëheq parti kriminale

LSDM-ja në pushtet kërkoi dorëheqjen e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, për rastin me projektin “Shkupi 2014”. Deputeti dhe zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski, në një konferencë për media tha se rasti me monumentet nga Shkupi 2014 është i fundit në vargun e rasteve gjyqësore që tregojnë se DPMNE nuk është gjë tjetër veçse parti kriminale.

DARKO KAEVSKI, ZËDHËNËS I LSDM-SË

“Nikola Gruevski, Zoran Stavreski, Elizabeta Kançeska – Mileska, Violeta Alarova, Vladimir Todoroviq janë vetëm disa nga personat e akuzuar në rastin e fundit gjyqësor Feniks. Këta persona, përmes mega projektit kriminal Shkupi 2014, akuzohen se kanë përvetësuar rreth 16 milionë euro para publike për vendosjen e monumenteve të figurave historike. Ky është atdhedashuria e DPMNE-së në veprim, ata ilegalisht u pasuruan përmes përmendoreve të Goce Dellçevit, Aleksandrit të Madh, Departamentit dhe Car Samoil”

Sipas tij, rasti me monumentet nga projekti Shkupi 2014 është vetëm i fundit në serinë e rasteve që janë iniciuar kundër DPMNE-së, partisë së vetme në Evropë që ka konfiskuar pronën që është vërtetuar me aktgjykim të gjykatës, të fituara në mënyrë të paligjshme.

DARKO KAEVSKI, ZËDHËNËS I LSDM-SË

“Përderisa DPMNE thërret institucionet e pavarura gjyqësore, opinioni ende pret një epilog nga rasti Delçevski Nivi, ku janë të përfshirë bashkëpunëtorët e afërt të Mickoskit. Në radhët e parlamentarve të DPMNE-së ende ka të akuzuarm si Igor Janushev dhe Antonio Milloshoski, për rastet e të cilëve pritet edhe epilog”

Kaevski deklaroi se  Mickoski është i rrethuar me personazhe kriminale dhe persona të dënuar, kështu që nëse ka sadopak moral, atëherë duhet të japë dorëheqje nga pozita në krye të partisë. Nëse nuk e bën këtë, thotë Kaevski, Mickoski edhe një herë do të tregojë se është i përkushtuar në mbrojtjen e krimit dhe kriminelëve në radhët e tij.

/SHENJA/

 

MARKETING