“Grupi i Zjarrit”: Zgjedhjet e brendshme partiake në BDI janë jostatutare dhe me diktat

“Grupi i Zjarrit”: Zgjedhjet e brendshme partiake në BDI janë jostatutare dhe me diktat

Fraksioni i BDI pretendon se zgjedhjet e brendshme partiake në BDI janë jostatutare dhe me diktat.
“Edhe pse të mbuluara me petkun e zgjedhjeve të brendshme me demokraci të lartë 1 anëtarë 1 votë, duam ta informojmë opinionin e gjërë që ky proces është edhe një farsë, pasiqë kryekëput është antistatutar dhe për më tepër kryetarët veçmë janë përzgjedhur me diktat të kryetarit Ali Ahmeti kohë më parë. Rrjedhimisht kjo që po ndodh sot kinse dikush voton është vetëm një teatër i lirë për defokusim të opinionit”, deklaron fraksioni i BDI-së i njohur më shumë si Grupi i Zjarrit.
“Ky proces assesi nuk mund të jetë demokratik sepse që në fillim ka qenë përjashtues, që don të thotë se aktivistët që nuk mendojnë që duhet të votojnë si në komunizëm, me diktat, kanë qenë të pamundësuar që të regjistrohen edhe pse janë themelues, aktiv dhe meritorë për fitoret e Bashkimit Demokratik për Integrim që nga viti 2002. Rikujtojmë, procese të ngjashme si këto, të dirigjuara, të diktuara nga lartë, janë mbajtur edhe në Pollog, por rezultati është se BDI del humbës dhe po e humb primatin tek partitë politike shqiptare, siç është rasti me Degën e Tetovës”, theksohet në reagimin e grupit.

MARKETING