LSDM: VMRO ka bërë larje parash nëpërmjet projektit Shkupi 2014

LSDM: VMRO ka bërë larje parash nëpërmjet projektit Shkupi 2014

Partia në pushtet ka rikujtuar sot se partia e drejtuar nga Hristijan Mickoski kanë bërë larje parash me keqpërdorim të pozitave zyrtare përmes projektit Shkupi 2014. Ata shtojnë se janë kurdisur tenderë dhe kanë marrë nga qytetarët 57 milionë euro.

“Hetimi i Prokurorisë tregoi se vendosja e përmendoreve nga projekti Shkupi 2014, nga buxheti i shtetit janë paguar shumë para, ndërsa përmendoret janë kryer në Itali me shuma më të vogla, ndërsa pjesa tjetër është kthyer në vend, por jo në buxhetin e vendit, por në xhirollogari të huaja”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Ata shtojnë se kjo ka ndodhur kur pushteti i Gruevskit ishte në kulmin e vet dhe kur ligjet nuk vlenin për të afërmit e kësaj partie. “Hetimi për këtë krim përfshin 15 persona dhe 7 kompani prej, ndërsa këtu përfshihet edhe kryetari i nderit, Nikolla Gruevski dhe funksionarë tjerë të VMRO-së”, thonë nga LSDM-ja. /SHENJA/

MARKETING