Lukashenko: Nuk do të përdorim armët bërthamore të vendosura në Bjellorusi

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, aleati më i vendosur i Kremlinit në luftën në Ukrainë, shprehu sigurinë e tij të premten se armët bërthamore ruse që janë vendosur në vendin e tij nuk do të përdoren kurrë.

Lukashenko dhe Putin kanë pranuar se armët taktike bërthamore tashmë janë dërguar në Bjellorusi dhe se do të dërgohen më shumë gjatë muajve të ardhshëm.

Në një fjalim përpara përvjetorit kombëtar të Bjellorusisë, Lukashenko mbrojti vendimin për transferimin e armëve bërthamore nga Rusia. Duke akuzuar vazhdimisht Perëndimin se po përpiqet të shkatërrojë vendin e tij, ai tha se zhvillimi i armëve bërthamore në Bjellorusi ishte i nevojshëm për të penguar pushtuesit e mundshëm.

“Jam i sigurt se nuk do të na duhet t’i përdorim kurrë derisa janë këtu. Dhe se asnjë armik nuk do të shkelë kurrë në tokën tonë”, theksoi presidenti bjellorus.

MARKETING