E humb jetën një motoçiklist në një aksident rrugor në Kavadar

E humb jetën një motoçiklist në një aksident rrugor në Kavadar

MARKETING

Një motoçiklist e humbi jetën një aksident rrugor që ndodhi sot në mëngjes në Kavadar. Informacionin e konfirmuan nga MPB për MIA-n.

MARKETING

Sample Image

“Në orën 01.33 pas mesnate në DPM Kavadar është raportuar se në rrugën “Shishka”, ka ndodhur një aksident rrugor midis një automjeti udhëtarësh “audi” me targa të Kavadarit, i drejtuar nga M.N. (33) nga Kavadari, një automjeti për pasagjerë “tojata” me targa të Velesit, i drejtuar nga D.G. (18) nga Kavadari dhe një motoçikletë “aprilia” me targa të Kavadarit, i drejtuar nga S.P. (20 nga Kavadari. Në aksident motoçklisti S.P. është lënduar rëndë dhe është dërguar në spitalin e Kavadarit ku në orën 02.20 ka ndërruar jetë”, sqaruan nga MPB.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një prokuror publik dhe ekipi i DPB Kavadar.

MARKETING