Blinken dhe Guterres diskutuan mbi tërheqjen e mundshme të Rusisë nga Marrëveshja e Korridorit të Grurit

Blinken dhe Guterres diskutuan mbi tërheqjen e mundshme të Rusisë nga Marrëveshja e Korridorit të Grurit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, për mundësinë e tërheqjes së Rusisë nga Marrëveshja e Korridorit të Grurit të Detit të Zi, e cila skadon muajin e ardhshëm, transmeton Anadolu.

“Blinken foli me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Guterres, rreth deklaratave të Rusisë se nuk do të rinovojnë Marrëveshjen e Grurit të Detit të Zi, e cila skadon më 17 korrik”, njoftoi Departamenti i Shtetit.

Gjithashtu thuhet se Blinken dhe Guterres u pajtuan për rëndësinë e marrëveshjes për sigurinë ushqimore globale dhe ndikimin negativ që do të ketë pezullimi i saj tek importuesit e ushqimeve, veçanërisht në vendet në zhvillim.

Türkiye, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje korrikun e kaluar në Istanbul për vazhdimin e eksporteve të grurit nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, që u pezulluan pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në shkurt të vitit 2022.

MARKETING