Gati 20 serbë sulmojnë dy shqiptarë në Mitrovicë të Veriut

Policia ka dhënë detaje për sulmin që ka ndodhur mbrëmë ndaj dy personave në Mitrovicën e Veriut.
Sipas raportit policor, dy shqiptarë u sulmuan nga 15-20 persona serbë, shumë prej tyre të maskuar.
Një nga shqiptarët ka mbetur i lënduar.
“Rr. Mreti Pjetër I, Mitrovicë Veri 22.06.2023 –20:00. Dy viktimat meshkuj shqiptarë/kosovarë kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga 15-20 persona të panjohur, ku në mesin e tyre disa kishin qenë me maska. Si pasojë e sulmit njëri prej viktimave ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.