Vendosja e armëve bërthamor ruse në Bjellorusi, Blinken: SHBA po monitoron nga afër situatën

Vendosja e armëve bërthamor ruse në Bjellorusi, Blinken: SHBA po monitoron nga afër situatën

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se administrata e presidentit Joe Biden po monitoron nga afër situatën midis Rusisë dhe Bjellorusisë pasi Presidenti Vladimir Putin njoftoi sot se Moska ka vendosur armë bërthamore në vendin fqinj.

MARKETING

Description of image

SHBA-ja nuk “sheh ndonjë tregues” se Rusia po përgatitet të përdorë një armë bërthamore, tha Blinken në një konferencë shtypi të premten me ministrin e Punëve të Jashtme të Singaporit, Vivian Balakrishnan në Departamentin e Shtetit.

Blinken tha se SHBA mbetet e përkushtuar për të mbrojtur “çdo centimetër” të territorit të NATO-s.

“Për sa i përket vetë Bjellorusisë, ky është vetëm një shembull tjetër i Lukashenkos duke bërë zgjedhje të papërgjegjshme, provokuese për të hequr dorë nga kontrolli i sovranitetit të Bjellorusisë kundër vullnetit të popullit bjellorus,” tha Blinken.

 

 

Putin njoftoi sot se dërgesa e parë me armë bërthamore ka arritur në Bjellorusi.

MARKETING