Putin: Rusia ka transferuar armët e para bërthamore në Bjellorusi

Putin: Rusia ka transferuar armët e para bërthamore në Bjellorusi

Presidenti Vladimir Putin ka njoftuar se Rusia ka transferuar armët e para bërthamore në Bjellorusi, siç raporton Bloomberg.

“Armët e para bërthamore u dorëzuan në territorin e Bjellorusisë,” tha Putin në një forum në Shën Petersburg.

Rusia kishte njoftuar planet për të instaluar disa armë bërthamore taktike në Bjellorusi nën kontrollin e saj.

Kjo është e para hera e parë  – pas rënies së Bashkimit Sovjetik – që armë të tilla po transferohen jashtë territorit të Rusisë.

Disa ditë më parë, Putin komentoi se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë po dërgonin armë në Ukrainë që synonin të gjunjëzonin Rusinë.

MARKETING