Telegram urimi nga OEMVP për Ministrin turk të Tregtisë Omer Bolat

Telegram urimi nga OEMVP për Ministrin turk të Tregtisë Omer Bolat

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) Mendi Qyra i ka dërguar një telegram urimi ministrit turk të Tregtisë, Omer Bolat.

Më poshtë e gjeni të plotë telegramin e urimit:

I nderuar dhe shumë i respektuar Ministër i Tregtisë së Republikës së Turqisë, z. Ömer BOLAT,
Lajmi për emërimin tuaj si Ministër i Tregtisë së Republikës së Turqisë ishte një lajm shumë i këndshëm dhe i mirëpritur për ne, por aspak i befasishëm sepse besojmë fuqishëm nga eksperienca e veprimtarisë tonë, që jeni personi më adekuat për të menaxhuar me këtë resor shumë të rëndësishëm.
Me këtë telegram urimi, shfrytëzoj rastin që në emrin tim si Kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, por edhe në emër të Kryetarit të nderit z. Xhemail Dauti, të ju përcjellim urimet tona më të sinqerta duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi e sukses por duke ju dhënë edhe përkrahje nga institucioni ynë në këtë sfidë të re të cilën e keni pranuar.

Ngelim me shpresë se emërimi juaj në postin e Ministër i Tregtisë së Republikës së Turqisë, do të krijojë mundësi të reja si dhe rritje të mëtejshme të bashkëpunimit, gjithnjë duke u nisur nga përvoja shumë pozitive që kemi pasur në kohën e postit tuaj Kryetar i MÜSİAD. Disa herë kemi pasur nderin dhe kënaqësinë e veçantë që te jemi pjesë e biznes forumeve dhe ngjarjeve të organizuara nga MÜSİAD, dhe nga këtu buron vlerësimi i lartë, por edhe mirënjohja e jonë për Ju.

Rritja e bashkëpunimit bilateral tregtar në mes dy vendeve tona është një përpjekje e kahmotshme e të dyja palëve të cilat simbolizojnë qëllimet e dëlira të zhvillimit ekonomik, por edhe të një miqësie të pa shterur mes dy popujve të miqësuar historikisht.

Andaj e lusim Zotin për shëndetin Tuaj, duke pritur me padurim rezultatet e punës suaj të suksesshme në këtë detyrë të rëndësishme, por edhe të të gjithë bashkëpunëtorëve tuaj në resorët e ndryshëm, përfshirë këtu edhe Presidentin Erdogan, ndërsa përgëzimet shkojnë për qytetarët e Turqisë.

Me respekt të veçantë dhe vëllazëror,
Kryetari i OEMVP-së z. Mendi Qyra

MARKETING