India nuk do ta ftojë Ukrainën në Samitin e G20
Ministri i Jashtëm i Indisë, Subrahmanyam Jaishankar tha se ata nuk mendojnë ta ftojnë Ukrainën në Samitin e Liderëve të G20, të cilin ai do ta organizojnë në shtator, transmeton Anadolu.
“Ne mendojmë se pjesëmarrja në G20 është vetëm për anëtarët dhe organizatat që ne ftojmë. Ne gjithashtu e shpallëm këtë listë kur morëm presidencën e mandatit të G20”, tha Jaishankar.
Duke thënë se ata nuk e ngritën më këtë çështje, Jaishankar tha: “Të jem i sinqertë, kjo nuk është diçka që ne e kemi diskutuar me askënd”.
Jaishankar deklaroi se nuk planifikojnë ta ftojnë Ukrainën në Samitin e Liderëve të G20 që do të mbahet në shtator.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ishte i ftuar në Samitin e Liderëve të G20-ës të organizuar nga Indonezia vitin e kaluar.