(VIDEO) Mexhiti: Do të kontrollojmë nëse marrin terapi pacientët në onkologji

(VIDEO) Mexhiti: Do të kontrollojmë nëse marrin terapi pacientët në onkologji

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti njoftoi se do të kontrollojë përsëri pretendimet se nuk ka trajtim për pacientët në Klinikën e Onkologjisë dhe Radioterapisë, ndonëse në një deklaratë në fund të muajit të kaluar tha se të gjitha barnat e pacientëve të  prekur me kancer janë në dispozicion.

FATMIR MEXHITI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Nga menaxhmenti i Klinikës për Onkologji dhe Radioterapi jam informuar se ka terapi, për atë që e hapët si problem sot që nuk ka terapi, menjëherë pas pres konferencës do të kontrollojmë dhe do t’ ju njoftojmë”.

I pyetur se a do të kërkojë përgjegjësi nga drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Mexhiti tha se do të veprojë pa kompromis.

FATMIR MEXHITI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Për këdo që gabon para ligjeve shëndetësore, do të ketë përgjegjësi, pa kompromis. Kjo shëndetësi nuk funksionon, jam autokritik. Ne kemi investuar shumë mund dhe përpjekje, po bëjmë gjithçka për të përmirësuar kushtet”

Mexhiti ditë më parë shkarkoi nga detyra drejtorin e Klinikës Universitare për Kardiokirurgji prof. Dr Sashko Jovev  dhe ky ndryshim hasi në  mosmiratim te pacientët dhe familjet e tyre.

Duke shpjeguar se mbi bazën e të cilave shkarkohen drejtorët, Mexhiti theksoi se Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar ka inspektorë profesionistë për rastet kur kanë të dhëna për mungesë në një klinikë. Ministry ripërsëriti se nuk do të ketë asnjë institucion ku nuk do të ketë kontrolle. Medina Ajeti /SHENJA/

MARKETING