Ndërron jetë fëmija 2-vjeç palestinez i cili ishte plagosur nga ushtarët izraelitë

Ndërron jetë fëmija 2-vjeç palestinez i cili ishte plagosur nga ushtarët izraelitë

Ka ndërruar jetë fëmija 2-vjeç e gjysmë palestinez Mohammed et-Tamimi, i cili u plagos rëndë në kokë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë nga Anadolu, fëmija palestinez, i cili ishte shënjestër e plumbave izraelitë bashkë me babanë të më 1 qershor në vendbanimin Nabi Salih të qytetit Ramallah në Bregun Perëndimor, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, pavarësisht ndërhyrjeve të ekipeve mjekësore.

Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë palestineze, u raportua se trupi i fëmijës, i cili u dërgua në spitalin Sheba Tel HaShomer në Izrael për trajtim pasi u qëllua nga forcat izraelite, do të transferohet në Kompleksin Mjekësor Palestinez në Ramallah.

– Çfarë ka ndodhur?

Ushtarët izraelitë bastisën vendbanimin Nabi Salih me arsyetimin se gjetën palestinezë që qëllonin në vendbanimin ilegal hebre Neveh Tzuf në Bregun Perëndimor më 1 qershor dhe mbyllën hyrjet dhe daljet në qytet.

Gjatë bastisjes, 2-vjeçari Mohammed u plagos në kokë ndërsa babai i tij, Haytham Tamimi u plagos në shpatull si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë.

Foshnja e plagosur rëndë u transferua me helikopter në spitalin Sheba Tel HaShomer në Izrael nga forcat izraelite ndërsa babai i tij u trajtua në anën palestineze. Në një deklaratë nga ushtria izraelite, u regjistrua se dy civilë palestinezë, një fëmijë 2-vjeç dhe babai i tij “janë plagosur nga plumbat e ushtarëve izraelitë”, ndërsa ushtarët filluan kërkimin për sulmuesit.

Ushtria izraelite, e cila plagosi rëndë fëmijën 2-vjeç në një deklaratë një ditë pas incidentit deklaroi se janë të “shqetësuar për fëmijën palestinez”.

Babai palestinez Haytham Tamimi, duke folur për Anadolu në spitalin Al-Istishari në Ramallah, ku po trajtohej, mohoi pretendimin se ushtria izraelite u hakmor pasi disa persona të armatosur palestinezë hapën zjarr në drejtim të vendbanimit hebre.

“Ne nuk kishim dëgjuar asnjë të shtënë më parë. Së pari, ushtarët izraelitë hapën zjarr në shtëpinë time. Teksa dilnim nga shtëpia për të vizituar një të afërm dhe hipëm në automjetin tonë, qëlluan ndaj nesh dhe ndodhi kjo. Unë u përpoqa ta drejtoja automjetin në drejtim të kundërt, por hapën zjarr për herë të dytë”, tha Tamimi.

MARKETING