Rritet çmimi i naftës pas vendimit të OPEC

Rritet çmimi i naftës pas vendimit të OPEC

Çmimet e naftës u rritën menjëherë pasi eksportuesi kryesor botëror, Arabia Saudite ka vendosur të ulë prodhimin. Nga10 milionë, do të prodhohen 9 milionë fuçi në ditë duke filluar nga Korriku.
Nafta në bursën e Londrës u rrit me 1,02 Dollarësh, ose 1,3% duke arritur në 77,15 Dollarë për fuçi, ndërsa në bursën amerikane u rrit 1,02 Dollarë dhe një fuqi shitet me 72,76 Dollarë.

Pas një mbledhje që zgjati 7 orë, OPEC që zotëron 40 përqind të naftës së përpunuar, arriti një marrëveshje për prodhimin. U ra dakord të reduktohet sasia nga Janari 2024 me 1.4 milionë fuçi të tjera në ditë.

Që kur filloi pushtimi rus i Ukrainës në Shkurt të vitit të kaluar, vendet perëndimore kanë akuzuar OPEC-un për manipulimin e çmimeve të naftës dhe minimin e ekonomisë globale përmes kostove të larta të energjisë. Perëndimi gjithashtu ka akuzuar OPEC-un se po mban anën e Rusisë.

Analistët thonë se zvogëlimi i prodhimit ka të ngjarë të thellojë deficitin e tregut, gjë që mund të çojë në çmime më të larta në javët e ardhshme.

Çmimet e naftës janë rritur kur Rusia nisi luftën në Ukrainë. Aktualisht thonë eskpertët, çmimet në nivelet e para nisjes së konfliktit.

Klan News

MARKETING