Inteligjenca ushtarake ukrainase e di në kohë reale se ku janë Putin dhe Prigozhin
Vendndodhja e presidentit rus, Vladimir Putin dhe themeluesit të Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin monitorohen nga inteligjenca ushtarake ukrainase në kohë reale, tha një zëdhënës ukrainas.
Andriy Yusov tha se “me gjithë përpjekjet për të fshehur këtë informacion” dhe përdorimin e supozuar të “teknologjive të ndryshme, duke përfshirë dyfishimin e trupit”, “nuk është diçka që mund të fshihet”.
“Sa i përket vendndodhjes së tyre, sigurisht që ne e dimë”, tha Yusov për Kyiv Post.
“Putini është i ruajtur, ai është një person i ruajtur mirë. Prigozhin është më pak i tillë në krahasim dhe sillet ndoshta më lirshëm në mesin e establishmentit rus. I gjithë ky informacion është i njohur për ne dhe partnerët tanë ndërsa shpesh monitorohet në kohë reale”, deklaroi ai, raporton skynews.
Megjithatë, Yusov këmbënguli se aktualisht nuk ka dëshirë për të vrarë as Prigozhinit dhe Putinin.
“Sa i përket objektivave prioritare, të gjithë kriminelët e luftës duhet të ndëshkohen. Si një shtet i civilizuar, Ukraina është e interesuar që ky dënim të kryhet në kuadrin e së drejtës ndërkombëtare në një gjykatë ndërkombëtare. Haga e pret Putinin të gjallë. Në këtë kontekst, prioriteti numër një për Ukrainën dhe Drejtorinë kryesore të Inteligjencës është me të vërtetë sjellja e Putinit në Hagë për gjykim”, pohoi Yusov.
Ndryshe, Putin shpeshherë thuhet se nuk shkon në ngjarje të ndryshme dhe se dërgon njerëz që i përngjajnë shumë atij.