Çairi me transferë “bombë” nga Turqia, sjell reprezentuesen turke te hendbollit

Çairi me transferë “bombë” nga Turqia, sjell reprezentuesen turke te hendbollit

Njëra nga lojtaret më të mira të Kombëtares së Turqisë, Sevda Ozkan vjen te klubi i hendbollit, Çair.

Bombarduesja me dorën e majtë, mund të luajë në dy pozicione, në pozicionin e krahut të djathtë dhe ai i mbrojtësit të djathtë. Ajo ka lindur në qytetin e Bursës dhe pritet të jetë një pjesë e rëndësishme e ekipit të Çairit.

Klubi i Çairit ka prezantuar Sevda Ozkanin në faqen e tyre zyrtare. Firmosja me reprezentuesen turke, tregon edhe njëherë seriozitetin e Çairit, të cilët pretendojnë të marrin edhe përforcime tjera për sezonin e ri.

MARKETING