Francë, shfaqen postera kundër abortit në Paris

Për të rritur ndjeshmërinë sociale në Francë, postera kundër abortit janë vendosur në biçikleta të përdorura në transportin publik në Paris, transmeton Anadolu.

Në imazhet në mediat sociale shihen postera kundër abortit të cilat janë ngjitur në qindra biçikleta të quajtura “Velib”.

Posterat tërhoqën vëmendjen, në të cilat ishin shkruar mbishkrime: “Po sikur ta linit të jetonte?” dhe përshkruanin fazën nga stomaku i nënës deri në moshën për të ngarë biçikletën pas lindjes, ku edhe solli reagimin e politikanëve.

Kryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo në një deklaratë në Twitter, e cilësoi fushatën kundër abortit në kundërshtim me vlerat e Francës. Ajo theksoi se do të merrte masa për të parandaluar fushata të tilla.

Ministrja për Barazinë Gjinore, Isabelle Lonvis-Rome tha se aborti është e drejtë ligjore dhe posterat janë të papranueshëm.

Bashkia e Parisit njoftoi gjithashtu se do të ngre kallëzim penal kundër posterave.

Thuhet se pas fushatës qëndron komuniteti i quajtur “Les Survivants”, i cili mbron të drejtën e jetës.

MARKETING