ESHS: Paga mesatare për muajin mars, 34.924 denarë
Neto paga mesatare e paguar për punonjës në mars të këtij viti është 34.924 denarë, ndërsa në krahasim me pagën mesatare në mars të vitit të kaluar është më e lartë për 12,4 për qind, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.
Kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore të paguar neto për punonjës në sektorët e mëposhtëm: Ndërtimtaria (19.8 për qind), Arsimi (15 për qind) dhe Objektet akomoduese dhe aktivitetet e shërbimit ushqimor (14.9 për qind).
Rritje e pagës mesatare mujore neto e paguar për punonjës, krahasuar me muajin e mëparshëm, është vërejtur në sektorët e mëposhtëm: Miniera dhe gurore (14,6 për qind), Industri përpunuese (6,4 për qind) dhe Arte, argëtim dhe rekreacion (5 ,4 për qind).
Sipas ESHS-së, paga mesatare mujore bruto e paguar për punonjës në mars të këtij viti është 52.318 denarë.