Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetik ka bërë të ditur se pas mesnate do të shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës.
Dizeli do të shtrenjtohet për 1.5 denarë dhe pas mesnate një litër do të kushtojë 69 denarë.
Për një denarë do të rritet edhe çmimi i benzinës BS-95 dhe BS-98, respektivisht do të kushtojë 78,5 dhe 80,5 denarë për litër.
Edhe çmimi i Vajit Ekstra të Lehtë do të rritet për një denarë, respektivisht do të kushtojë 67,5 denarë për një litër.

MARKETING