Momenti kur autobusi kaplohet tërësisht nga flakët në rrugën Kërçovë-Strugë (VIDEO)

Momenti kur autobusi kaplohet tërësisht nga flakët në rrugën Kërçovë-Strugë (VIDEO)

Autobusi që u kaplua nga zjarri në aksin Ohër – Kërçovë, tek fshati Izvor, ka qenë pa udhëtarë dhe në incident nuk ka persona të lënduar, informojnë nga Qendra rajonale për Menaxhim me Kriza (QRMR).

Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) informojnë se në vendin e aksidentit komunikacioni ka qenë në ndërprerje të plotë në të dy drejtimet pothuajse gjysmë orë, ndërsa tani zhvillohet në një korsi në mënyrë alternative.

Në një video të publikuar nga Makfax duket momenti kur autobusi gjendet tërësisht nën flakë.

MARKETING