20-21 maj ditët e votimit të raundit të dytë të qytetarëve turq në Maqedoninë e Veriut

20-21 maj ditët e votimit të raundit të dytë të qytetarëve turq në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Jashtme Turke njoftoi se në kuadër të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 28 maj, kutitë e votimit do të vendosen në 167 pika nga 151 përfaqësues të Turqisë në 73 shtete.

MARKETING

Description of image

Sipas deklaratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, qytetarët turq në Maqedoninë e Veriut do të mund të votojnë në Ambasadën e Turqisë në Shkup nga data 20-21 maj nga ora 08:00 deri në 22:00 me orën e Maqedonisë së Veriut.

Në deklaratë thuhet se nga 20 maji, kutitë e votimit do të vendosen në 167 pika nga 151 përfaqësues të Turqisë në 73 shtete dhe votimi do të bëhet në portat doganore në datat 20-28 maj.

MARKETING