Të paktën 13 persona humbën jetën nga përmbytjet shkatërruese në Itali
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën deri më tani pas përmbytjeve shkatërruese në verilindje të Italisë, njoftoi guvernatori rajonal.
Shirat e dendura të kësaj jave shkatërruan rajonin italian të Emilia-Romagna dhe shkaktuan dëme në vlerë prej disa miliarda euro ndërsa u godit rëndë bujqësia, raporton bbc.
Në zonën e përmendur janë përmbytur 42 komuna, ku janë shënuar 300 rrëshqitje dherash, kanë dalë prej shtatit 23 lumenj, si dhe janë dëmtuar ose shkatërruar 400 rrugë.
From severe drought to devastating flooding.
At least five people have died and many others are missing after heavy rain slammed Italy's northern Emilia Romagna region. The 2023 Imola GP has officially been cancelled by Formula 1. Rescue operations are underway. pic.twitter.com/cQczzijzEV
— Nahel Belgherze (@WxNB_) May 17, 2023
“Ne po përballemi me një tjetër tërmet”, tha para gazetarëve presidenti i rajonit, Emilia-Romagna, Stefano Bonacini, duke kujtuar tërmetin e vitit 2012 që shkatërroi mijëra shtëpi.
Ai gjithashtu vuri në dukje se pothuajse gjithçka është restauruar që prej asaj kohe.
“Ajo përvojë na tregoi se gjithçka mund të rindërtohet sërish, jam i sigurt për këtë”, thotë ai.
Sipas të dhënave të shoqatës bujqësore Coldireti, më shumë se 5000 ferma kanë mbetur nën ujë në rajon, si dhe kultura të shumta bujqësore. /Telegrafi/