Bytyqi fajëson pushtetin e kaluar për ikjen e punëtorëve

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi tha se politika e Qeverisë së kaluar ka lënë pasoja në tregun e punës, për shkak se siç tha ai, fuqia punëtore është shitur për pak para dhe se si rrjedhojë njerëzit kanë migruar dhe po vazhdojnë të migrojnë. Bytyqi tha se qytetarët ende nuk janë bindur se edhe në Maqedoninë e Veriut mund të gjendet vend i punës ku punonjësi paguhet mirë. Ai mendon se politikat konsistente japin rezultate.

Fatmir Bytyqi

“Politika jonë nga viti 2017 është konsistente, e kjo është që çdo vend i punës që do të hapet nga kompanitë e huaja dhe të vendit, e që do të duhet të marrë mbështetje nga Qeveria, duhet të jetë vend pune me dinjitet që do të paguhet, ne në ligje tashmë kemi thënë se mbështetje mund të merret vetëm nëse rroga është mbi 50 për qind më shumë se paga minimale, që i bie diku paga mesatare në vend”.

MARKETING