Verstappen “thumbon” Hamiltonin

Verstappen “thumbon” Hamiltonin

Max Verstappen, dy herë kampion bote në Formula 1, ka thënë se i trembet më shumë George Russell se Lewis Hamilton, dy britanikët që pilotojnë makinën Mercedes. Holandezi beson se I riu britanik është më i aftë se shtatë herë kampioni i botës dhe se me shumë gjasa do të shpallet kampion.

“E njoh George që në garat kart dhe është mjaft i fortë. Për mendimin tim ka potencialin e duhur për të qenë kampion bote në Formula 1 dhe mendoj se aktualisht ka më shumë shanse se Hamilton për t’ia dalë mbanë”, u shpreh Max Verstappen.
“Unë shoh punët e mia te Red Bull, por studioj edhe rivalët e mi. Mendoj se Russell e Leclerc janë dy rivalët e fortë të mi, bashkë me Perez natyrisht. Edhe Hamilton e Alonso janë kandidatë të fortë, por besoj se ka ardhur koha e të rinjve, që kanë më shumë guxim e dëshirë”, u shpreh Max Verstappen.

MARKETING