MPB hapi lëndë me rastin e ngjarjeve në finalen e Kupës së Maqedonisë
Pas përfundimit të ndeshjes në hendboll të Kupës së Maqedonisë-finalja ndërmjet ekipeve të hendollit të “Eurofarm Pelister”nga Manastiri dhe “Vardari” nga Shkupi, në SPB Ohër është parashtruar parashkresë, ankesë ose lloj tjetër i denoncimit nga hendbollistë, delegatë ose përfaqësues tjerë sportiv kundër nëpunës policorë të cilët realizonin sigurimin e ndeshjes të cilën e përcollën rreth 4000 shikues.
Pas përfundimit të ndeshjes sportive, për shkak të shtyerjes së ndërsjellë të disa hendbollistëve nga të dy ekipet në terren, së pari ka reaguar sigurimi i ndeshjes, kurse pastaj nga ana e një nëpunësi policor të Stacionit Policor me Kompetenca të Përgjithshme Ohër janë ndërmarrë edhe masa fizike. Në bazë të detyrës zyrtare Departamenti për Kontrollë të Brendshme, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë MPB-së është përpiluar lëndë dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.