(VIDEO) Gërkovska: Transformimi digjital është jetik për funksionimin e institucioneve

(VIDEO) Gërkovska: Transformimi digjital është jetik për funksionimin e institucioneve

Transformimi dixhital është një mundësi për progres të madh drejt funksionimit efikas, transparent dhe të përgjegjshëm të të gjitha institucioneve, pavarësisht nëse bëhet fjalë për ministri apo komunë.  Kjo është mënyra më e mirë dhe më efektive për të rritur besimin e qytetarëve në sistem, theksoi  zëvendëskryeministrja për politika për qeverisje të mirë, Sllavica Grkovska, në tryezën e sotme të organizuar nga programi për zhvillimin e Kombeve të Bashkura , kushtuar transformimit dixhital të qeverisjes vendore.

SLLAVICA GRKOVSKA, ZËVENDËSKRYEMINISTRE PËR POLITIKA PËR QEVERISJE TË MIRË

“Dixhitalizimi nuk është një zgjedhje, por një pashmangshmëri dhe nuk duhet të lejojmë që të ngecim prapa në këtë proces. Sa më shumë të avancojmë në zbatimin e zgjidhjeve adekuate në këtë fushë, aq më shpejt do t’i ndjejmë përfitimet në çdo nivel.Investimet e vazhdueshme në infrastrukturë dhe në staf profesional janë parakusht bazë që planet të jenë zbatuar”.

Grkovska tha se është e rëndësishme që dixhitalizimi të zvogëlojë rolin e faktorit njerëzor, duke ngushtuar kështu hapësirën për sjellje korruptive në qasjen në shërbime, e cila duhet të jetë një shtesë motivuese për përshpejtimin e proceseve.

SLLAVICA GRKOVSKA, ZËVENDËSKRYEMINISTRE PËR POLITIKA PËR QEVERISJE TË MIRË

“Nëse eliminohen shkaqet e pakënaqësisë së qytetarëve në komunikimin dhe bashkëpunimin e përditshëm me institucionet, nëse mundësitë për sjellje të dëmshme reduktohen në minimum, nëse rritet shpejtësia dhe cilësia e shërbimeve të ofruara, kjo do të ndikojë drejtpërdrejt dhe pozitivisht në jetë por edhe në qëndrimet e qytetarëve”.

Zëvendëskryeministrja Grkovska theksoi se në vendin tonë ekziston një vullnet i fortë politik për të pranuar digjitalizimin dhe për të zhvilluar mjete të ndryshme për digjitalizimin e shërbimeve publike në nivel qendror dhe lokal.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING