Seancë e Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese sot do ta mbajë seancën e 18-të në të cilën duhet të diskutojë për disa nisma për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe kërkesën për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive.

Ndër të tjera duhet të diskutojë për nismat e Kongresit Botëror të Maqedonisë për kontestim të nenit 110 të Ligjit për Prokurorinë Publike, ndërsa në lidhje me veprimin që ka të bëjë me materialet e përgjuara në mënyrë joligjore dhe ndjekjen joligjore të komunikimeve, si dhe për nismën e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit për kontestin e Ligjit për transformim në marrëdhënie të rregullt të punës.

Para gjyqtarëve kushtetues në seancën e sotme janë edhe nismat për kontestimin e Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shoqata dhe fondacione dhe për kontestimin e tarifës së avokatëve për pagesë të shpenzimeve. 

 

MARKETING