(VIDEO) Transparency International: Vitin e kaluar korrupsioni është luftuar me vetëm 10%

(VIDEO) Transparency International: Vitin e kaluar korrupsioni është luftuar me vetëm 10%

Transaprency Internacional me vërejtje të shumta për luftën kundër korrupsionit, si dhe për punën e Gjyqësorit dhe MEPSO-s. Nga TI thonë se vetëm  dhjetë për qind e aktiviteteve të parapara në Strategjinë kombëtare për luftë kundër korrupsionit, janë zbatuar në vitin2022.  Sipas raportit, arsyeja për realizimin e ulët të aktiviteteve, është përkushtimi i dobët i institucioneve shtetërore.

Transparency International

“Vitin e kaluar janë kryer vetëm dhjetë për qind e aktiviteteve të parapara në Strategjinë katërvjeçare për luftën kundër korrupsionit. Shkas për këtë zbatim të ulët së strategjisë kombëtare është përkushtimi i dobët i institucioneve, ndërrimet e shpeshta të ministrave, administrata partiake”

Në pjesën e ngjarjeve “të turbullta” në prill të këtij viti, përmendet vepra e Sasho Mijallkovit në rastin “Titanik 2” e cila është vjetërsuar, ndërsa sipas TI, kjo është si pasojë e joefikasitetit të gjyqësorit.  Nga atje, potencojnë edhe Raportin revizor të MEPSO-së për vitin 2021, i cili, siç thonë, është me parregullsi të mëdha.

Është përmendur edhe shkarkimi i kryetares së Këshillit Gjyqësor, si dhe reagimi i Këshillit të Prokurorëve Publikë ndaj qëndrimit të prokurores Lençe Ristovska. Më tej, në raportit flitet edhe për deklaratën e prokurores Lençe Ristovska për Këshillin e Prokurorëve Publikë, si dhe kallëzimi penal kundër një punonjëse të Kadastrës e cila ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

MARKETING