(VIDEO) Qentë sulmuan një vajzë në Tetovë, kreu i komunës kërkon durim

(VIDEO) Qentë sulmuan një vajzë në Tetovë, kreu i komunës kërkon durim

Problemi me qentë endacakë në Tetovë duket se është larg zgjidhjes. Por, derisa kjo çështje po zhagitet nga autoritetet përgjegjëse, kalimtarët e rastit çdo ditë ndodhen në rrezik jete.

Sot në mesditë është sulmuar një vajzë nga qent endacak ku dukshëm e tmerruar ajo fillon të ik, mirëpo për fatin e saj të mirë në ndihmë i kanë dalë dy persona – të cilët kanë arritur të parandolojnë një ngjarje që do të mund të përfundonte me fatalitet.

Nga Komuna e Tetovës kërkojnë durim dhe ndihmë nga qytetarët që të përballen me këtë problem të kamotshëm. Zëdhënës i komunës, Albi Qamili thotë se ata kanë trajtuar 82 qenë endacakë me shoqatën Amos, mirëpo, për bashkëpunime të tjera me këtë shoqatë do të duhen marrëveshje të reja. Ai thekson se për çdo ditë në Ttovë sjellin nga vendbanimet e tjera dhjetëra qen endacakë.

ALBI QAMILI, ZËDHËNËS I KOMUNËS SË TETOVËS

“Ajo që është shqetësuese është se për çdo ditë sillen më shumë se 20 qen nga vendbanimet tjera . Ekipet tona i ndjekin dhe kanë informacione për këtë dukuri, por dokumentimi i të njëjtave është tepër e vështirë. Pra bëhet fjalë për një problem që prej vitesh nuk trajtohet seriozisht dhe me të cilin po përballet i gjithë vendi. Kërkojmë durim nga qytetarët, por edhe ndihmë, nëse vërejnë raste të sjelljes dhe lëshimit të qenve të pastrehë nga vende të tjera të qytetit tonë, t’i denoncojnë ato në organet kompetente, por edhe në komunë”.

Ai thotë se po punojnë në vazhdimësi për të gjetur zgjidhje më efikase për këtë problem dhe nuk distancohen nga përgjegjësia,  por kërkojnë unifikimin dhe bashkëpunimin e qeverisë si dhe të gjithë autoriteteve përkatëse.  Qamili sqaroi se shqetësim tjetër është se ka raste kur qytetarët në bashkëpunim me persona juridik dhe persona zyrtarë për qëllime përfitimi manipulojnë me këto raste dhe dëmtojnë komunën, si dhe personat që me të vërtetë kanë pësuar nga qentë endacak. /SHENJA/

 

MARKETING