Maqedonia e Veriut i jep fund gjitha masave kundër koronavirusit

Maqedonia e Veriut i jep fund gjitha masave kundër koronavirusit

Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zllate Memedoviq, njoftoi se sot komisioni ka mbajtur mbledhje, në të cilën kanë marrë vendim që t’i rekomandohet ministrisë së Shëndetësisë, që të shfuqizohen gjitha masat kundër KOVID-19.
“Do bëhet tranzicion i trajtimit të kovidit nga pandemi nga diçka e zakonshme në nivel të sëmundjeve tjera të cilat janë prezent në raportet e IPSH”, ka thënë Memedoviq, raporton SHENJA.
Masat të cilat shfuqizohen janë bartja e detyrueshme e maskave në spitalet, në transportin publik në barnatoret dhe shtëpitë për pleq.
Javën e kaluar janë regjistruar vetëm 66 raste, tha Memedoviq.
Ai tha se kovidit megjithatë do të mbetet në mesin tonë. /SHENJA/

MARKETING