Në ditët në vijim do të jetë më ftohtë me reshje shiu dhe erë

Nën ndikimin e valës së lagësht dhe të ftohtë, vijon një periudhë moti me vranësira të ndryshueshme dhe dukshëm më i freskët me reshje të kohë pas kohshme të shiut. Në disa vende reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 25l/m2 në 24 orë), njofton DPHM-ja.

Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga juglindja, sidomos ditën e mërkurë dhe të enjte.

MARKETING