Leclerc niset i pari në Azerbajxhan, ja rezultatet e provave zyrtare

Leclerc niset i pari në Azerbajxhan, ja rezultatet e provave zyrtare

MARKETING

Charles Leclerc do të niset i pari në Çmimin e Madh te Azerbajxhanit. Piloti nga Monaco ka regjistruar kohën më të mirë në provat zyrtare me Ferrarin e tij dhe do të ketë mundësi të niset i pari, për të provuar edhe fitoren e parë sezonale.

MARKETING

Sample Image

Menjëherë pas tij do të nisen dy makinat Red Bull, me kampionin në fuqi të botës, Max Verstappen të dytin dhe Sergio Perez të tretin. Vetëm i katërti do të niset piloti tjetër i Ferrarit, Carlos Sainz, ndërsa pas tyre do të jenë Hamilton, Alonso e Norris.

Kujtojmë që ndryshe nga sa ndodh zakonisht, kualifikueset për Çmimin e Madh të Bakusë u zhvilluan të premten, pasi e shtuna është e rezervuar për garën Sprint. Gara zyrtare do të zhvillohet të dielën në orën 13:00 dhe Ferrari do të provojë të marrë fitoren e parë me makinën e pilotuar nga Charles Leclerc.

MARKETING